Në kulmin e debatit për mbylljen e basteve Flavio Qarri pati një bisedë me kreun e komisionit të ekonomisë Erion Braçe. Ai kujtoi aksionin Fundi i Marrëzisë dhe tha se një e metë që mosllogaritja e pasojave se çfarë do të ndodhte.
Ai deklaroi se së bashku me Edi Ramën, ishin të vetmit që nuk e votuan ligjin e shumëdiskutuar të lojërave të fatit në 2015. Ligji i parë i propozuar ishte shumë i mirë por u ndryshua në Kuvend për shkak të deputetëve të LSI. Arsyeja pse u dorëzuan socialistët para LSI ishte ruajtja e koalicionit për shkak të momentit delikat në koalicion. Edhe Rama ka dalë për të njëjtën arsye nga salla e parlamentit.
Erion Braçe deklaroi se këtë herë nuk ka asnjë justifikim. Mbyllja e lojërave të fatit do jetë totale e në të ardhmen duhet të jetë vetëm një aktivitet i shtetëzuar. E si pasojë e kësaj ai merr 20- 25 mesazhe në ditë me kërcënime e presione.
I pyetur nga Flavio se çfarë do bëjnë të nesërmen ata që kanë ekonominë e lidhur me lojërat e fatit, Braçe deklaroi se shumica e atyre që kanë interesa te llotot janë elementë kriminalë. Ai deklaroi se ka pasur edhe politikanë me pika bastesh madje edhe nga mazhoranca por janë shkëputur nga ai biznes.
Duke ndryshuar temë Flavio e pyeti edhe për përplasjen e tij me FSHF dhe Presidentin e saj Armando Duka duke adresuar formalizimin e ekonomisë sportive dhe ligjshmërinë fiskale.
Ndër të tjera u fol edhe për ligjin po aq aktual AntiShpifje. Braçe u pyet si ligjvënës dhe gazetar. Ai tha se Paketa ligjore nuk adreson gazetarët por politikanët shpifës.
Për më shumë mund të ndiqni intervistën e plotë në linkun e mëposhtëm: