INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/ Ekskluzive Flet kreu i Dhomës: Ligji i ri i Noterisë, një skandal

KafeIN/ Ekskluzive Flet kreu i Dhomës: Ligji i ri i Noterisë, një skandal

Publikuar më: 14:05 13-11-2018

Duket se ka edhe pak ditë mundësi për t'u shmangur një skandal, që do të ketë pasoja të rënda për qytetarët dhe noterët e Shqipërisë.

I ftuari i Flavios sot në mëngjes ishte Artan Treska nga Dhoma e Noterëve të Tiranës që mbulon edhe gjysmën e veriut.
Sipas z. Treska min e Drejtësisë është duke bërë një gafë të qëllimshme, por se me çfarë qëllimi ndoshta as ata vetë nuk e kuptojnë.

Ai kishte sjellë për Flavion draftin e ligjit i cili pritet të kalojë me datë 20 nëntor, në Parlament.

Z Treska tha disa fakte të rënda. I pari ishte që do parashikohet pagesë për krijimin e një sistemi të ri që do jetë i panevojshëm, pasi ndërkohë ato shërbime janë shtetërore dhe falas si për shembull kontrolli në portalet e qeverisë!

I pyetur nëse do të ketë impakt tek qytetarët, Treska tha se: do ketë një rritje të tarifave me të paktën 20 apo 30%.
Ndërsa i pyetur nga Flavio nëse ligji i ri ka parashikime për minimizimin apo bllokimin e akteve korruptive nga noterët, z. Treska theksoi se ky është një nga skandalet e mëdha pasi nuk ka asnjë fjalë për çështje të kontrollit apo parandalimit të akteve të tilla nga ndonjë noter eventualisht.

Për më tepër ndiqni intervistën e plotë në këtë link:

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0034511089324951