INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/ Eksperti paralajmëron: Jo shtëpi me kredi [VIDEO]

KafeIN/ Eksperti paralajmëron: Jo shtëpi me kredi [VIDEO]

Publikuar më: 12:36 26-06-2018

I ftuar sot në KAFEIN ishte eksperti i ekonomisë Panajot Soko. Ai foli për rreziqet që paraqet futja e kaq shumë eurove në mënyrë ilegale. Edhe pse i cilësoi “karamele” të ëmbla paratë e krimit dhe efektin e tyre në ekonomi, ai gjithashtu shtoi se ato ishin “karamele të helmuara”.

Sipas Z.Soko paratë e krimit dhe nevoja e tyre për t’u futur në sistem po sjell krijimin e flluskës së ndërtimit në Shqipëri që do të pasohet nga një shembje e tregut si në rastin e SHBA ku spekullimet në tregun imobiliar sollën krizën e rëndë ekonomike.

I pyetur nga Flavio Qarri ai u bëri thirrje qytetarëve që mos të blinin shtëpi të mbivlerësuara e aq më pak me kredi. Kjo si pasojë e faktitë se kreditë e fryra nuk përligjnin vlerën që do të kishin këto prona në një të ardhme të afërt.

Panajot Soko bëri dhe një tjetër parashikim kur tha se vetëm kur të ketë një rënie të eksportit të drograve të forta do të ketë një stabilizim të euros dhe kjo verë do të jetë një stinë shumë e keqe në Shqipëri për valutën e Bashkimit Europian.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme: 

Article Logic
Execution time: 0.004302978515625