INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIn/ Eksperti i krimit të organizuar: Ja ku po i pastrojnë tani paratë bandat [FOTO]

KafeIn/ Eksperti i krimit të organizuar: Ja ku po i pastrojnë tani paratë bandat [FOTO]

Publikuar më: 15:17 10-10-2018

Hekuran Vladi është një ekspert i krimit të organizuar dhe sigurisë. Mëngjesin e sotëm Flavio Qarri e kishte të ftuar për të folur pikërisht për çështjen e rendit publik që është kryefjala e ditëve të fundit.

Biseda filloi sigurisht për ngjarjen në Bllok. Zoti Vladi i etiketoi dy grupet e personave sit ë përfshirë në aktivitete kriminale dhe tha se përplasja mund të kishte shkak vetëm sasi serioze parash dhe asnjë këngëtare apo bodyguard.

Flavio e pyeti z. Vladi nëse jemi bërë një vend i pasigurtë dhe ai u përgjigj: Ne kemi qënë një vend i pasigurtë, tani jemi klasifikuar shumë vend I pasigurtë. Një nga problemet kryesore në raport me krimin e organizuar është lehtësia në Shqipëri për të pastruar paratë që janë produkt i veprave kriminale.

Sipas z. Vladi vetë paketa fiskale e toleron pastrimin e parave e gjithashtu ka papërputhshmëri mes urdhrave, ligjeve apo kushtetutës. Por nuk duhet harruar që ky input në ekonomi as nuk krijon mirëqënie stabël por më tmerrshëm, vret konkurencën dhe krijon largim të njerëzve.

Nga ana tjetër z. Vladi u ndal gjatë tek rasti “Babale”. Sipas tij qëndron fakti se vëllai i ministrit Xhafa është në burg për akuza droge. Inskenimet e rastit apo dyshimet për aktrime sidoqoftë kanë nxjerrë zbuluar një person që dukshëm po vazhdonte interest kriminale me mbrojtje absolute. Për këtë patjetër që ka pasur dijeni ministri Xhafa.

Për të ndjekur intervistën e plotë mund të klikoni në link-un e mëposhtëm.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034208297729492