Gledis Gjipali, drejtues i Lëvizjes Evropiane për Shqipërinë, i ftuar në emisionin “KafeIN”, gjatë një interviste me moderatorin Flavio Qarri tha se, qasja e angazhimit të Shqipërisë për afrimin në BE, ka qenë pozitive vitet e fundit, por akoma nuk jemi gati të integrohemi në familjen evropiane. “E gjithë shoqëria duhet të jetë gati t’i ngjasojë asaj evropiane.
Të gjithë kemi nga pak rol në integrimin e vendit në BE.
Por ndërsa ne ende s’kemi përfunduar rrugën e gjatë, edhe BE ka ndryshuar”, u shpreh përfaqësuesi i “EMA”, Gledis Gjipali.
Sipas Gjipalit, pandëshkueshmëria e të korruptuarve është një nga problemet ende të pazgjidhura të Shqipërisë.
Por sa i takon kushteve të vendosura nga Brukseli zyrtar, Gjipali tha se Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë. “Duhet parë i gjithë procesi në tërësi.
Ne s’flasim për anëtarësim por Shqipëria është gati të hapë negociatat. Mendoj se 5 kushtet janë plotësuar mjaftueshëm, pasi realizimi i tyre do vite të përmbushet”, u shpreh Gjipali.
Ndiqni intervistën e zgjeruar në videon më poshtë