Kreu i FRESSH, Eljo Hysko është deputeti më i ri në kuvendin e Shqipërisë, dalë nga listat e PS, me lënien e mandatit nga
Hysko tha se ditën kur është betuar në kuvend ka pasur emocione.
“Është shumë ndryshe kur e sheh nga jashtë. U emocionova ndonëse e kisha menduar si dicka të thjeshtë”, tha deputeti i ri Eljo Hysko.
Kreu i FRESSH tha se familja e tij u gëzua shumë, madje ka marrë urime dhe nga kundërshtari i tij i djathtë Belind Këlliçi.
Hysko tha se është i përgatitur dhe për sulmet që mund t’i drejtohen me marrjen e mandatit të deputetit dhe nuk do t’i marrë seriozisht.
Sa i takon lajmeve për shkarkimin e tij nga posti i drejtuesit të FRESSH, ai tha se ka qenë i rremë dhe ai do vazhdojë ta mbajë këtë post.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë