INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIn/Denoncimet për dhunë seksuale, Elona Gjebrea: Duhen teste të shpeshta psikologjike në polici [VIDEO]

KafeIn/Denoncimet për dhunë seksuale, Elona Gjebrea: Duhen teste të shpeshta psikologjike në polici [VIDEO]

Publikuar më: 13:30 13-02-2019

Deputetja socialiste Elona Gjebrea ka komentuar gjatë intervistës së saj në KafeIn me moderatorin Flavio Qarri, ngjarjet e fundit të abuzimeve seksuale që kanë pasur si protagonistë efektivë policie.
Referuar rastit të vrasjes së gruas nga bashkëshorti efektiv garde, deputetja Gjebrea e cila ka mbajtur dhe postin e ish-zv/ministres së Brendshme ka theksuar nevojën e kryerjes së testeve psikologjike dhe mendore sa më shpesh në efektivat e rendit dhe sigurisë.
Përsa I takon situatës në Koplik, ku një efektip policie u arrestua pasi kish filmuar veten duke kryer vepra të turpshme, deputetja e PS theksoi se rastet kanë natyrë të vecantë dhe kërkojnë analizë specifike.
“Rastet s’duhet ti përgjithësojmë dhe të mos krijohet panik.
Nuk mundet në asnjë vend të botës të dalësh garant 100 % për punonjësit edhe pse policia përdor filtrat përsa I takon testimeve, por nuk përjashtohen dhe persona të papërgjeshëm.
Për sa kohë s’kemi informacion mbi ngjarjen, s’mund të themi se kemi një polici që ska njerëzit e duhur në strukturat e saj”, tha deputetja Elona Gjebrea.
Ndiqni më shumë intervistën e zgjeruar në video

Article Logic
Execution time: 0.0035479068756104