Të migrosh brenda vendit. Kjo është mundësia që po i jepet infermierëve që jetojnë në qarqe të vogla, të punësohen në sektorë publikë, përmes portalit “Infermierë për Shqipërinë”.
Kreu i Autoritetit Shëndetësor Rajonal, Dritan Ulqinaku ishte I ftuar në studion e emisionit “KafeIn”, me moderatorin Flavio Qarri ku ndër të tjera tha se ky është një shans që i jepet të gjithë kësaj kategorie që punon në këto qarqe, për të patur mundësi më të mirë jetese.
Ulqinaku, si përgjegjës i qarkut Tiranë, Durrës dhe Dibër, tha se jo të gjithë infermierët duan të emigrojnë në Gjermani dhe dy konkurset e para që u zhvilluan një vit më parë, e reflektuan këtë me numrin e madh të aplikantëve.
“Ne garantojmë transparencë në zhvillimin e konkursit. Në konkurset e para nuk patëm kontestime”, u shpreh Ulqinaku.
Ndiqni intervistën e zgjeruar në videon më poshtë