Balerina e parë në Teatrin e Operas dhe Baletit, Enada Hoxha do të shfaqë në skenën e “Art Turbina” këtë javë shfaqje me tango argjentinase, e më pas do të nisë një tur në qytete të ndryshme të vendit.
Gjatë një interviste në emisionin “KafeIN”, Enada Hoxha, e shoqëruar nga koreografi argjentinas i shfaqjes, Franko, tha se gjithmonë e kanë tërhequr vende si Argjentina dhe folklori i saj.
“Kam lexuar shumë për Argjentinën dhe një ditë kam shkuar në këtë vend ku e kam përjetuar shumë bukur. Mora leksione tangoje dhe pashë shfaqje të ndryshme, pra realizova ëndërrën time”, tha balerina Enada Hoxha.
Artistja ka treguar se muzika në skenë do të jetë live dhe do të jetë një spektakël shumë sensuale.
Pas Tiranës, Enada ka treguar se shfaqja do të jepet në Elbasan, Vlorë e Dhërmi ku artistët argjentinas me atë rast do të shijojnë dhe bukuritë e vendit tonë.
Ndiqni intervistën e plotë ne videon më poshtë