Ata janë shumë të njohur për këngët e dashurisë, serenatat korçare. Vëllezërit korçarë Endri dhe Stefi Prifti, gjatë një interviste në ‘KafeIN” me moderatorin Flavio Qarri kanë rrëfyer përvojat e tyre në Greqi dhe brenda vendit.
Stefi tha se për një periudhë 10-vjeçare në Greqi kanë kënduar muzikë rock, duke vendosur të jenë ndryshe nga të tjerë që këndonin në buzuqe.
Kënga e tyre “Emigranti” është pëlqyer më së shumti madje, sipas Stefit të huajt e kanë shijuar më shumë.
“Na kanë kërkuar ta kemi me titra dhe po e mendojmë”, tha Stefi.
Këngët e tyre i kapin 2 milionë klikime.
Këngë të tilla si “Kaçurelja”, “Në pijetore jam ulur” janë bërë hite dhe tani ato mund të gjenden në kanalin e dy këngëtarëve endridhestefiofficial.
Por kënga e tyre “Bëje qejfin tamam” ka dhe numrin më të madh të pëlqimeve.
Në ngjarjen e Korçës ku tërmeti preku disa zona të këtij qarku, dy këngëtarët korçarë dhanë ndihmesën e tyre për banorët.
Ata treguan gjatë intervistës solidaritetin që treguan dhe kolegët e tyre për të organizuar një koncert bamirësie.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë