Moderatori i njohur Eni Shehu gjatë një interviste në “KafeIN” me moderatorin Flavio Qarri, ka treguar për rolin e tij si aktor në projektin e ri kinematografik “Hostel by Anabel”.
“Dalina Buzi ende s’e pranon por unë ja rrëmbeva rolin”, tha Shehu duke rikujtuar momente të këndshme nga audicioni për këtë projekt
Eni tha se nuk do t’i rikthehet televizionit ku u bë i njohur si moderator por i pëlqejnë reportazhet por e ka lënë të pazbuluar se ku do ti publikojë ato, në median online apo atë vizive.
“Jam përpjekur ta fshij pjesën e gazetarisë. Te “Hostel” jam shumë komod, e ndjej veten të vlerësuar”, tha Eni.
Sa i takon marrëdhënies me Alban Ramosaj, tha se nuk ka asgjë mes tyre, vec raportit në skenë.
“Fotot që publikoj në insta janë më shumë funny”, tha Shehu, i pyetur për fotot nudo të tij që kanë bërë xhiron e rrjetit.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë