INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Erdit Asllani vjen si “shpellar”: Shfaqja “One Man Show”, terapi për  çiftet [VIDEO]

KafeIN/Erdit Asllani vjen si “shpellar”: Shfaqja “One Man Show”, terapi për çiftet [VIDEO]

Publikuar më: 13:10 27-05-2019

Ai është një aktor humori i njohur, por Erdit Asllani vjen për publikun si regjisor dhe aktor njëkohësisht në një format tjetër One man show.
Erditi, i ftuar në emisionin “KafeIN”, gjatë një interviste me moderatorin Flavio Qarri tha se, shfaqja “Shpellari” që do të transmetohet në teatrin Eksperimentar, ka në thelb marrëdhënien në çift.
“Unë mendoj se duhet ta shohë çdo mashkull e femër, trajton të gjitha problemet që hasin çiftet, jep gjithashtu dhe zgjidhjet e tyre. Është një komunikim i drejtpërdrejtë me publikun”, tha aktori Erdit Asllani.
Sipas tij, zënkat e vogla janë gjërat që krisin marrëdhënien në çift.
“Unë i menaxhoj me përplasje të forta, ose fitoj. Mënyra si i ofron “Shpellari” zgjidhjet e këtyre zënkave përmes detajeve që ofron autori mendoj se duhen mësuar nga të gjithë.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0019328594207764