INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Ergys Gezka: Të rinjtë nuk duhet të përfshihen në politikë [VIDEO]

KafeIN/Ergys Gezka: Të rinjtë nuk duhet të përfshihen në politikë [VIDEO]

Publikuar më: 14:29 27-02-2019

Për drejtuesin e lëvizjes Rinore Ergys Gezka, të rinjtë nuk duhet të merren me politikë.
I ftuar në emisionin “KafeIN” me moderatorin Flavio Qarri, tha se përmes një projekti që po zbatohet në gjimnaze për të dytin vit radhazi, po i vihet theksi nevojës së përfshirjes së të rinjve në politikbërje.
Sipas Gezkës kjo arrihet përmes një debati publik duke ofruar ide e dhënë mendime.
“Në Shqipëri ne nuk kemi debat, por vokacione politike, monologje ose propagandë”, tha drejtuesi i lëvizjes rinore.
Sipas tij, retorika politike dallon nga diskursi dhe dhënia e argumenteve është ajo që i diferencon.
Aktivisti i lëvizjes rinore, tha se për herë të parë ky projekt po aplikohet në 31 shkolla të mesme tek të rinjtë e viteve të dyta dhe të treta.
“Vitin e parë ofruam leksione mbi debatin tek gjimnazistët e dy viteve të para, të organizuara në 2 skuadra me 8 persona secili., u shpreh Gezka.
Ajo ca u pa gjatë këtyre viteve, sipas aktivistit të lëvizjes rinore, është aftësia e të rinjve në rrethe për të shkëlqyer në trajnimet mbi zhvillimin e debatit, në raport me të rinjtë e gjimnazeve të Tiranës.
“Në veri është më mirë se në jug. Shkollat e Tiranës u eliminuan edhe pse ishin skuadra të mira”, tha drejtuesi i lëvizjes rinore Ergys Gezka.
Ndiqni intervistën e plotë ne videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0036861896514893