Bashkëpunimi me komunitetin është një nga prioritetet e punës së bashkisë së Tiranës, e cila përmes drejtorisë së bashkëpronësisë ka kryer disa dëgjesa publike për projekte që prekin direkt jetën e komunitetit.
Drejtori i drejtorisë së bashkëpronësisë në bashki, Erind Bejko, tha se për këtë vit, në qytetin e Tiranës janë kryer 3 dëgjesa publike për projekte në komunitet.
“Çdo projekt në komunitet duhet të diskutohet me qytetarin.
Këto dëgjesa të ndihmojnë të futesh në brendësi të problemit, për të kuptuar realisht ku duhet ndërhyrë’, tha zoti Bejko.
Bejko tha se duke dëgjuar qytetarin, rrjedhimisht kupton dhe nevojat e tyre. Falë këtyre dëgjesave, është ndërhyrë në zona të tilla si “Komuna e Parisit”, Pazari i Ri, etj.
Drejtori i Bashkëpronësisë në bashki tha se gjatë dëgjesave me qytetarin u bë e mundur dhe ndërtimi i një rruge që të çon në një fshat pranë Tiranës.
“Po ta shihni rrugën që të çon në Kasallë, është bërë falë dëgjesave me publikun.
Tirana ka probleme me trafikun por shumë shpejt bulevardi i Ri do japë efektin e duhur, unaza te zona e Astir do ndryshojë po ashtu situatën”, tha drejtori në bashkinë e Tiranës Erind Bejko.
Ndiqni intervistën e zgjeruar në videon më poshtë