INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Evi Reçi: Shqipen e kam mësuar në shtëpi, pas 26 vitesh rikthehem në atdhe [VIDEO]

KafeIN/Evi Reçi: Shqipen e kam mësuar në shtëpi, pas 26 vitesh rikthehem në atdhe [VIDEO]

Publikuar më: 13:46 25-06-2019

Moderatorja Evi Reçi e ftuar në emisionin “KafeIN” ka treguar disa nga sekretet e saj.
Ajo ka studiuar gazetari madje ka punuar dhe në terren, por Evi Reçin e njohim më shumë si këngëtare dhe së fundmi moderatore e një emisioni televiziv në Vizion +.
E ftuar në emisionin “KafeIN”, gjatë një interviste me moderatorin Flavio Qarri, Evi ka treguar arsyet pse u kthye në Shqipëri pas 26 vitesh jetë jashtë.
“Gazetaria më ka tërhequr gjithmonë. Kam punuar në Itali pak kohë si gazetare kulture dhe më pas politike ku kam mbuluar dhe fushata zgjedhore në Firence. Zgjodha të vij këtu e të punoj në një emision televiziv pasi disa ofertave nga Tirana.
Kisha më shumë frikën e gjuhës shqipe pasi unë gjuhën e kam mësuar në shtëpi. Kisha merakun e moderimit qartë dhe saktë. Edhe kam gabuar dhe përpiqem të mësoj çdo ditë”, tha Evi.
Sa i takon këngës prej së cilës e njeh që në fillim publiku shqiptar, Evi tha se çdo gjë ka qenë rastësi.
“Duke qenë jashtë nuk i jam përkushtuar muzikës. Kam dëgjuar se thonë që unë e bëj muzikën për qejf. Por unë kam jetuar më shumë jashtë dhe sa herë kam ardhur këtu, bëja një këngë e ikja sërish”, tha moderatorja Evi Reçi.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0037281513214111