INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Fabian Topollaj: Nuk legjitimuam garën në zgjedhje, Bindja jo projekt i përkohshëm [VIDEO]

KafeIN/Fabian Topollaj: Nuk legjitimuam garën në zgjedhje, Bindja jo projekt i përkohshëm [VIDEO]

Publikuar më: 12:14 24-07-2019

Përfaqësuesi i Bindjes Demokratike, Fabian Topollaj gjatë një interviste në emisionin “KafeIN”, me moderatorin Flavio Qarri ka deklaruar se BD është projekt politik që do të vazhdojë gjatë dhe nuk do të përfundojë vetëm me mbylljen e procesit zgjedhor të 30 qershorit.
“Nëse ne e lëmë BD sot dhe ikim në shtëpi vërtetojmë se erdhëm për të plotësuar një mision të Ramës.
Por BD ka si synim të bëhet mjet i shoqërisë për të ndryshuar rrënjësisht sistemin politik.
Ky sistem ka prodhuar gjithmonë qeverisje skandaloze", tha Topollaj.
Sipas z.Topollaj, 21 kandidatët e Bindjes Demokratike morën gjithsej 30 mijë vota.
BD thotë se procesi i 30 qershorit ishte i manipuluar por sipas Topollaj, kërkesa e BD për hapjen e kutive u rrëzua në Kolegj.
"Arsyeja pse na ka rrëzuar KQZ e më pas Kolegji është mungesa e provave. Por ne nuk u lejuam nga KQZ të kishim as komisionerë, as numërues dhe as vëzhgues. Ne shkuam të kërkojmë prova dhe na thonë se nuk na japin prova sepse skeni prova", tha përfaqësuesi i Bindjes Demokratike.
Topollaj e ka quajtur çmenduri politike mosfutjen në zgjedhje të opozitës së vjetër që gjendet jashtë parlamentit.
sa i takon zgjedhjeve të ardhshme, Topollaj tha se Bindja Demokratike do të ketë një kundërshtar dhe ai është PS dhe Edi Rama.

Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0034329891204834