INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIn/Farmacistët: Indeksi i çmimit të barnave, po na godasin padrejtësisht [VIDEO]

KafeIn/Farmacistët: Indeksi i çmimit të barnave, po na godasin padrejtësisht [VIDEO]

Publikuar më: 13:28 19-02-2019

Ata ndjehen të diskriminuar, madje dhe vendimi për indeksimin e çmimit të barnave për farmacistët është një barrë që po mendohet t’i lihet vetëm atyre në kurriz.
Sipas përfaqësueses së Farmacistëve, Deni Vrapi, ky vendim për uljen me 5 % të çmimit të barnave, si pasojë e luhatjes së kursit të euros, është po dëmton shumë biznesin e tyre, në një kohë që hallka të tjera të zinxhirit siç janë grosistët dhe importuesit e barnave nuk përfshihen.
“Ne jemi pjesë e komunitetit, kemi një profesion me të cilin mbajmë familjen, ne mendojmë se po dëmtohemi padrejtësisht”, tha Denisa.
Sipas saj luhatjet e euros kanë qenë dhe në vitet e tjera, por ndryshimi i barnave s’mund të ndryshojë po kaq shpejt.
“Nuk është se nuk e duam indeksimin e çmimitt, por duhet të merremi në konsideratë e të mos e mbajmë vetëm ne barrën”, tha përfaqësuesja e farmacistëve.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0037691593170166