Shkrimtari për fëmijë, i njohur për fabulat e tij, Ferit Lamaj, i ftuar në emisionin “KafeIN”, gjatë një interviste me moderatorin Flavio Qarri tha se krijimtaria e tij nuk është ndalur në këto vite.
Ndryshe nga botimet e shkuara, fabulat e tij tanimë trajtojnë dhe tema politike ku personazhet janë deputetë, politikanë, policë apo punonjës administrate, që vijnë përmes figurave të kafshëve.
Fabulisti i njohur tashmë vjen me një botim të ri të fabulave, si fabula xhepi, në të cilën përmblidhen materialet më të mira të tij në vite.
“Fabula është pasuruar me personazhe të reja dhe subjekte të reja, duke goditur problematikat e ditës apo të kohës qoftë në politikë apo në fushën sociale.
Gjatë gjithë kësaj kohe tranzicion të tejzgjatur e kam kaluar përmes fabulës dhe leximit të krijimtarisë së të tjerëve.
Fabulat e përzgjedhura si fabula xhepi, ku përfshihen tema të ndryshe që nga ato për fëmijë e deri tek politika, janë komode për t’i marrë me vete në plazh apo kur udhëtojmë ”, u shpreh shkrimtari Ferit Lamaj.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë