Flaka Krelani është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar dhe shkak për këtë është bërë karakteri i saj i veçantë si dhe zëri i saj fantastik.
Ditën e sotme, Flaka Krelani u bë pjesë e emisionit të mëngjesit “KafeIN” i cili transmetohet në INTv dhe IN Radio 105.7, ku ndau me publikun shumë gjera nga jeta e saj private.
Ajo u shpreh se kjo verë do të jetë një ndër më të mirat për të, pasi së shpejti do të vijë me 3 projekte të reja për publikun, madje njëri prej tyre është gati dhe pritet të publikohet këto dite. Bëhet fjalë për këngën me titull “Ndrysho”, e cila do të jetë shume ritmike dhe me një tematikë shumë interesante.
Krelani është gjithashtu, një ndër këngëtaret më të rezervuara në estradën shqiptare kur vjen puna tek privatësia. E pyetur nga Flavio se më ke jeton aktualisht, Flaka u shpreh se jeton akoma me prindërit... na konfuzoi të gjithëve, pra nuk paska akoma një mashkull në jetën e saj ose kështu deshi këngëtarja që ne të mendojmë.
Por përveç muzikës, Flaka bën edhe një punë tjetër shumë interesante, agjente marketingu.