INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/ Flet nutricionistja: Dietat nuk dobësojnë, ja si të hiqni peshë

KafeIN/ Flet nutricionistja: Dietat nuk dobësojnë, ja si të hiqni peshë

Publikuar më: 12:08 16-07-2018

Në KafeIN-ën e sotme Flavio solli për shikuesit dhe dëgjuesit e tij nutricionisten e njohur Diola Dosti Baftiu. Ish miss që e ka provuar në vetën e pare dietën e parregullt rrëfeu fakte e statistika shkencore shumë interesante.


Diola që punon e jeton në Kosovë po korr shumë sukses me librat e saj dhe solli këshilla shumë të vlefshme se si të dobësohemi pa bërë dietë.


Ajo kishte vetëm një kërkesë ultimative, heqja dorë nga sheqeri dhe ëmbëlsirat. Gjithashtu edhe të skuqurat duhej të fluturonin nga dritarja.


Ndër të tjera nutricionistja iu bëri thirrje shqiptarëve që mos të kishin besim te dietat online pasi rrezikojnë dëme anësore të pariparueshme duke sjellë eksperiencën e saj personale pas konkursit për Miss ku ajo kishte marrë pjesë.


Ajo i këshilloi fort ushqimet tradicionale shqiptare ashtu si trahanaja e sidomos në mëngjes.


Nga ana tjetër zbulimi i vërtetë që ajo bëri kishte të bënte me fakti se forma jonë fizike ndikohet më shumë nga humori e stresi se sa nga ushqimet.

 

Për më shumë informacione të domosdoshme ndiqni intervistën e plotë në linkun e mëposhtëm:

Article Logic
Execution time: 0.002763032913208