INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/ISHP: Vaksina e fruthit e çertifikuar, prindërit refuzojnë t'i sjellin fëmijët [VIDEO]

KafeIN/ISHP: Vaksina e fruthit e çertifikuar, prindërit refuzojnë t'i sjellin fëmijët [VIDEO]

Publikuar më: 11:34 25-04-2019

Specialistët e shëndetit publik thonë se vaksina e fruthit po hezitohet t’u bëhet fëmijëve nga prindërit.
Erida Çelaj, e ftuar në emisionin “Kafe IN”, gjatë një interviste me moderatorin Flavio Qarri, tha se kryesisht fëmijët deri në moshën 2 vjeç janë kategoria tek të cilët po r efuzohet kryerja e vaksinës.
“Fruthi është sëmundje vdekjeprurëse nëse nuk kryhet vaksina. Prindërit, të keqinformuar, e konsiderojnë të lehtë dhe injorojnë simptomat por komplikacionet e tij janë të rënda dhe me pasoja për shëndetin”, tha specialistja e ISHP.
Sipas znj.Çelaj janë 5 % e fëmijëve që nuk janë vaksinuar në kohë ndërkohë që kjo kategori vaksinohet në vitet më vonë dhe shumë pak mbeten pa u vaksinuar.
Në javën evropiane të vaksinimit, specialistët e shëndetit publik i kanë bërë apel prindërve t’i drejtohen qendrave shëndetësore për të kryer në kohë vaksinimin e fëmijëve, sipas programit.
Ndiqni intervistën e zgjeruar në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0038139820098877