INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Furnizimi 24 orë me ujë të pijshëm, MIE: Në 2023 zgjidhim problemin në Tiranë [VIDEO]

KafeIN/Furnizimi 24 orë me ujë të pijshëm, MIE: Në 2023 zgjidhim problemin në Tiranë [VIDEO]

Publikuar më: 11:27 16-07-2019

Drejtoresha e programeve të zhvillimit për ujësjellësat dhe kanalizimet në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Lindita Sotiri, ka deklaruar se në vitin 2023 do të zgjidhet problemi i furnizimit 24 orë me ujë.
Sipas saj janë 19 bashki sot që furnizojnë ujë të pijshëm gjatë gjithë ditës.
Ndërkohë që situata në kryeqytet do të zgjidhet në vitin 2023.
“Në të gjitha zonat urbane ne zgjidhim problemin në vitin 2023, po ashtu dhe në zonat rurale kemi projektet gati për zbatimin e investimeve në rrjetin e ujësjellës-kanalizimeve”, u shpreh drejtoresha Sotiri.
Sipas saj, një nga problemet e mosrealizimit të premtimit për ujë 24 orë është niveli i ulët i arkëtimeve nga ana e bashkive.
“Nga të dhënat e tatimeve, nëse janë 100 biznese të identifikuara që paguajnë taksa për shërbime, shoqëritë e ujësjellësave kanë konstatuar 50 përqind të tyre që paguajnë fatura të ujit.
Këto të ardhura krijojnë mundësi të investohet në rrjet.
Tirana është rast suksesi, ndër të parat shoqëri ujësjellësi që kanë marrë kredi nga BERZH, duke investuar në impiantin e Bovillës”, tha Sotiri.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.003464937210083