Sei Daci është reperi më i ri në tregun muzikor.
Gjatë një interviste në emisionin “KafeIN” me moderatorin Flavio Qarri ai ka treguar bashkëpunimin e tij me një tjetër këngëtar të muzikës rap “G-Banin”.
“Më vjen mirë që fansat e mi janë shtuar, ata më ndjekin në Instagram dhe facebook”, tha Sei Daci.
Ai ka treguar se jeton në Angli dhe gjendet këto ditë në atdhe për të promovuar 2 bashkëpunime të reja muzikore.
“Unë vij nga futbolli, e kam pasur pasion që në fëmijëri dhe i jam kushtuar prej 8 vitesh derisa u detyrova të largohem pas një dëmtimi në gju.
Por muzika më ka bashkuar me shumë artistë. Stine është një prej tyre ku kam bashkëpunuar me të në disa krijime”, tha Daci.
I pyetur për opinionin e tij sa i takon 2 artisteve të shoëbizit Enca Haxhia dhe Luana Vjollca, Sei ka preferuar muzikën e Encës dhe hiret e Luanës.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë