Gazetari Bledian Koka ka komentuar në emisionin “KafeIN” situatën politike në të cilën ndodhet vendi ynë.
Me tona kritike, Koka ka kritikuar rolin e disa ministrave në qeverisjen “Rama”, ministra sipas tij të “importuar” nga Kosova, duke i etiketuar si eunukë dhe pa personalitet për të kryer detyrën e tyre.
Në lidhje me vendimin e opozitës për të djegur mandatet, gazetari Bledian Koka tha se nuk i besonte një skenari të mirëmenduar prej tyre për të ardhur tek kjo lëvizje ekstreme.
“Nëse besojmë te demokracia, s’duhet t’i besojmë këtyre skenarëve që thonë se janë bërë për të zhdukur LSI nga skena politike.
Edhe marrëveshja e majit 2017 kishte në fakt një qëllim të tillë, por ajo që e pësoi ishte PD, uroj që Basha të ketë zënë mend prej kësaj”, tha gazetari Koka.
Sipas tij, qeverisja e këtij vendi është e keqe dhe djegia e mandateve ishte lëvizja e duhur e opozitës.
“Dëgjoni fjalimin e z.Bushatit në parlament. Qëdrimi i tij në parlament ishte ai që ne mendojmë të gjithë. Ajo nuk mund të jetë arrogante”, tha gazetari Bledian Koka.
Koka tha se nëse ka autoritarizëm, s’ka demokraci dhe nëse s’ka demokraci s’ka as mirëqënie.
Por sa i takon qëndrimit të ndërkombëtarëve, gazetari Bledian Koka tha se ata asnjëherë nuk kanë mbështetur vendimet e forta të opozitës, kushdo parti qoftë dhe këtë e kanë treguar në gjithë këto vite.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë