Vendimi për të djegur mandatin, për analistin Gentian Gaba, është e vetmja rrugë për kthimin e besimit tek opozita.
Ai ka fajësuar mazhorancën që nuk gjeti mënyrën e duhur për të gjetur gjuhën e përbashkët me opozitën.
I ftuar në emisionin “KafeIN” me moderatorin Flavio Qarri, analisti Gaba tha se kjo fazë e parë do të sjellë uljen e toneve mes palëve politike, e më pas do vijë natyrshëm momenti i negociatave.
“Opozita ka një përgjegjësi të madhe, pësimi bëhet mësim, sot ajo nuk duhet të negociojë keq si në 2017.
Kjo marrëveshje duhet të tejkalojë krizën dhe të krijojë kushtet për një moment të ri politik”, u shpreh Gaba.
Ndiqni intervistën e zgjeruar në videon më poshtë