INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIn/Gjergj Kaçinari: Fitimet e artistëve në treg, shifrat që deklarohen janë të fryra [VIDEO]

KafeIn/Gjergj Kaçinari: Fitimet e artistëve në treg, shifrat që deklarohen janë të fryra [VIDEO]

Publikuar më: 14:11 20-02-2019

Artisti i ri, rocker-i Gjergj Kaçinari tregoi sot në ‘KafeIn” me moderatorin Flavio Qarri disa nga “sekretet” e tregut muzikor shqiptar.
Gjatë bisedës në studio, Kaçinari i ri tha se muzika live është ajo që kushton më shumë por shumë pak emra arrijnë të mbushin sheshet, ndaj pagesat super të larta që deklarojnë këngëtarët e tregut tonë shqiptar, janë më shumë thashetheme në kafene.
Kantautori Gjergj Kaçinari thotë se tregu muzikor në Shqipëri nuk ka kërkesa për rrymën e tij.
Ndaj për këtë arsye ai zgjedh të punojë në fusha të tjera që kanë lidhje me muzikën si produksionet, reklamat, filmat etj.
Por pa harruar pasionin e tij për muzikën rep apo pop.
“Kjo më bën të punoj I lirë, dhe të mos varem nga tregu. Të realizoj muzikë të mirë pa qenë në presionin e fitimit të të ardhurave, pra jo të jetosh me 10 koncerte”, tha Gjergj Kaçinari.
Për Kaçinarin, “Metalica” vazhdojnë të mbeten grupi i tij i preferuar dhe kjo është arsyeja që ai vazhdon të bëjë këtë muzikë.
Ndiqni intervistën e zgjeruar në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0025269985198975