INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Grabitja e Rinasit, Rusta: Admir Murataj qarkullonte lirisht, dyshimet e mia për lidhjet e tij me bankën [VIDEO]

KafeIN/Grabitja e Rinasit, Rusta: Admir Murataj qarkullonte lirisht, dyshimet e mia për lidhjet e tij me bankën [VIDEO]

Publikuar më: 12:59 11-04-2019

Ngjarja e fundit e grabitjes së parave të disa bankave në Shqipëri që kishin destinacionin kryeqytetin austriak, për gazetarin e kronikës Arsen Rusta, ishte ngjarje e përsëritur ku autorët zhduken pa mundur të bien në prangat e policisë.
“Grupi i Admir Murataj, disa prej tyre sapo kanë marrë dënimin në gjykatë, të tjerë emra të njohur si autorë të grabitjeve që kanë ndodhur, sic ishte rasti më herët në Qafë Kashar, janë identifikuar por nuk janë kapur ende”, tha gazetari Rusta.
Sipas tij, Admir Murataj dinte gjithccka mbi paratë që do të transferoheshin drejt Vienës me avion.
“Vetëm bankat dhe shteti e dinin shumën që do të transferohej, gjë që lind dyshimin mes një lidhjeje me Admir Murataj, i cili mbeti i vrarë në përplasjen me forcat e policisë së shtetit, gjatë tentativës së grabitjes së parave”, tha gazetari i sektorit të kronikës Arsen Rusta.
Rusta tha se ai kërkohej brenda dhe jashtë vendit nga policia, nga policia greke, kosovare dhe disa komisariate në Shqipëri, por ai ishte gjithmonë një hap para policisë.
“Ai ishte mes tyre, kishte bërë plane për grabitjen deri tek ngjyra e furgonit me të cilën grabitën paratë, që ngjan me ato të firmës ICTS që ka si detyrë sigurimin fizik në aeroportin e Rinasit.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.00331711769104