Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Haki çako tha gjatë një interviste telefonike në emisionin “KafeIN” se në vjeshtë përfundojnë shtëpitë e reja që kanë nisur të ndërtohen për banorët e prekur nga tërmeti në zonën e Korçës.
“Po jap lajmin e mirë të nisjes së punimeve për banesat e reja ku do akomodohen banorët e Floqit në qarkun Korçë, Vidohovë e Devollit dhe Qafëzezë e Ersekës.
Kompanitë kanë filluar hapjen e vendit në themelet e banesave të pabanuara tashmë mbi bazën e standardit të projektit të Institutit të Projektimit.
Mbi bazën e kësaj do të ndërtohen fillimisht 39 banesa të vendosura si prioritare, më pas do të nisë dhe riparimi i 124 banesave të cilësuara si të pabanueshme”, tha zoti çako.
Sipas tij, vjeshta është afati i përcaktuar për sistemimin përfundimtar të banorëve në banesat e reja.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë