Në vazhdën e diskutimeve për teprimet në ndërhyrjet estetike, sot në mëngjes Flavio intervistoi në lidhje direkte modelen e njohur shqiptare Heidi Lushtaku. Ajo ndodhet në Zvicër ku është e bazuar dhe u soll pikërisht si shëmbull i një karriere të suksesshme me bukurinë e saj natyrale.
Heidi rrëfeu se shumë vajza me ndërhyrje deri edhe qesharake, postojnë foto të bëra me fotografë profesionistë, por kjo nuk i bën modele dhe se në industrinë e modës është e patolerushme asnjë lloj ndërhyrje që ndryshon fizionominë e fytyrës.
Ajo foli për projektet e reja që e presin pas ndryshimit të agjensisë së modelingut që e menaxhon.
Nga ana tjetër Flavio zbuloi për publikun, zhvillimet në jetën personale të Heidit. Ajo është fejuar tashme me boksierin shqiptar Robin Krasniqi.