INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Helmimet nga ushqimet, mjekët: Ja masat që duhet të merrni në të tilla raste [VIDEO]

KafeIN/Helmimet nga ushqimet, mjekët: Ja masat që duhet të merrni në të tilla raste [VIDEO]

Publikuar më: 10:49 22-07-2019

E çuditshme por e vërtetë. Helmimet masive nga ushqimet këtë vit janë në rënie.
Vetë mjekët infeksionistë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, e pohojnë këtë.
Infeksionistja Migena Qato e ftuar në emisionin “KafeIN”, gjatë një interviste me moderatorin Flavio Qarri tha se ndryshe nga vitet e shkuara, numri i të prekurve nga intoksikacionet me bazë ushqimin janë më të pakta.
Por ajo ka bërë apel për kujdes me ushqimin që konsumohet jashtë.
“Ushqimet e shpejta, si fast-foodet duhet të reduktohen e po ashtu dhe konsumi i ujit të ndotur. Por në rastet kur ndodh helmimi duhet të tregoni kujdes me dehidrimin.
Rehidruesit oralë duhen marrë në çdo rast për të zëvendësuar lëngjet e humbura”, tha mjekja infeksioniste në QSUT.
Sipas mjekes Migena Qato, në këto ditë të nxehta duhet të rritet kujdesi ndaj ushqimeve në shtëpi, ato duhen konsumuar të freskëta.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.004004955291748