Në një kohë kur politika ende s’e ka ndarë mendjen nëse duhet të pushojë apo të bëjë fushatë për zgjedhjet e 13 tetorit, sipas dekretit të presidentit Meta, për ish-kreun e KQZ, Ilirjan Celibashin tani është momenti që politikanët të pushojnë. Dhe arsyeja është sepse nuk ka datë zgjedhjesh.
“13 Tetori nuk është datë zgjedhjesh ndaj politikanët duhet të pushojnë”, tha Celibashi.
Sa i takon rolit të KQZ, Celibashi si drejtues i këtij institucioni, tha se ka qenë më e mira e mundshme që mund të bëhej.
I pyetur nga moderatori i emisionit “KafeIN”, Flavio Qarri, ish-kreu i KQZ tha se është pro sistemit mazhoritar ku kandidatët të votohen një për një. Ndërsa përsa i takon zgjedhjes së anëtarëve të KQZ, Celibashi u shpreh se në dëshirën e tij është që ata të mos vinin nga partitë politike.
“Për mendimin tim, është mirë që institucioni i zgjedhjeve të përfaqësohej nga një individ i vetëm, dhe të votohej nga të gjithë anëtarët e parlamentit”, tha ish-kreu i KQZ Ilirjan Celibashi.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë