Inger Skura do të moderojë “Miss Universe Albania 2019” që do të zhvillohet sot në Tiranë.
E ftuar në emisionin “KafeIN” gjatë një interviste me moderatorin Flavio Qarri, bukuroshja Inger Skura tha se pas një mungese interesi nga televizionit, sot media është e interesuar për të përfshirë bukuroshet e “Miss Universe” në programacionet e tyre.
Skura ka treguar detaje nga spektakli i sotëm ku pritet të marrin pjesë artiste të njohura si Aurela Gacce, Eli Fara, Lorenc Hasrama, Irma Libohova.
“Juria do të jetë e përfaqësuar nga vajza të bukura si Floriana Garo, Adrola Dushi, Oni Hysenbelliu”, tha Skura në intervistën e saj.
Ish-pjesëmarrja në spektaklin “Miss Universe Albania 2019”, ka vlerësuar ish-misin e parë shqiptare Valbona Selimllari si një nga fituesit që ka ruajtur hijeshinë dhe bukurinë pavarësisht viteve.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë