I ftuari kryesor në studion e Kafein me Flavion, në Intv, ishte profesori dhe filozofi i mirënjohur Artan Fuga. Pak para se ai të ishte pjesë e emisionit, në Kafein po diskutohej për denoncimet e studentëve shqiptarë, për sjelljet korruptive të pedagogëve dhe menjëherë intervista me profesor Fugën u përqëndrua këtu.
Artan Fuga solli për shikuesit e dëgjuesit, eksperiencat e rrëfyera nga studentët e tij për abuzimet gjatë matures shtetërore. Një problem shumë i rëndë, por i anashkaluar nga institucionet përgjegjëse eshte edhe presioni për kurse, apo konslutime që mësuesit i'u bëjnë gjimnazistëve.
Njëkohësisht, ai solli akuzat për mësuesit me përkatësi politike, të cilët favorizojnë nxënësit që janë pjesë e forumeve rinore respektive gjatë provimeve të Maturës Shtetërore.
Sipas profesorit të mirënjohur problemi kryesor eshte pikërisht ligji për Arsimin e Lartë, i cili favorizon korrupsionin e pedagogëve në kurriz të studentëve dhe prindërve shqiptarë, ndërkohë që bota e ka zgjidhur fare lehtë këtë ngërç të pa kalueshëm për ne, nëpërmjet tregut jo financiar në Universitet.
Në një këndvështrim analitik, Artan Fuga deklaroi se vëren një degjenerim total në arsim dhe se e gjithë skema e Maturës Shtetërore duhet riparë.
I pyetur nga Flavio Qarri nëse Arsimi i Lartë ishte një skemë piramidale, ai u përgjigj se: E konsideroj ashtu si thoni, por do e quaja në terma të tjerë, një investim fiktiv.
Për më tepër ndiqni intervistën e plotë në link-un e mëposhtëm: