Për Lealba Pelinkun, demokraten që punon pranë departamentit Antikorrupsion në selinë blu, dhuna e shfaqur dje gjatë protestës së opozitës u urdhërua nga kryeministri Rama dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.
“Gazi lotsjellës duhet të ishte masa e fundit që duhet të merrej nga politika, por ajo shprehu frikën e qeverisë ndaj protestave të opozitës”, tha zonja Pelinku.
E ftuar në emisionin “KafeIN” me moderatorin Flavio Qarri, Pelinku tha se incidenti i disa pjesëmarrësve ndaj deputetëve si Blendi Klosi e Paulin Sterkaj ishte shprehje e mllefit dhe e zemëratës ndaj politikave të tyre.
Në lidhje me qëllimin e protestës, iPelinku tha se ajo ia arriti qëllimit.
“Revolta popullore sa vjen e po shtohet. Njerëzit po kuptojnë se protestat janë e vetmja mënyrë për të rrëzuar qeverinë”, tha Pelinku.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë