INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/ Ja si janë pushimet ideale të të rinjve

KafeIN/ Ja si janë pushimet ideale të të rinjve

Publikuar më: 10:20 24-07-2018

Kur bëhet fjalë për verën, pushimet janë parësore. Pushimet ideale të të rinjve ishte tema e cila u diskutua sot në KafeIN në INTv.

Në shumicën e rasteve të rinjtë zgjedhin të udhëtojnë drejt jugut të Shqipërisë e të shijojnë jetën e shtrenjtë që iu ofrohet në këto vende. Por, sigurisht që ka dhe nga ata që provojnë të dalin vetëm jashtë atdheut ose brenda tij, për pushime të guximshme me aventura dhe netë pa gjumë pafund.
Klark Kodra, një scout shqipëtar na tregoi se si janë iniciativat që ai ka ndërmarrë gjatë udhëtimeve të tij ndër vite në thuajse gjithë Shqipërinë.
Ai u shpreh gjithashtu se Shqipëria ka plot vende interesante për t'u vizituar dhe ndërmjet tyre na këshilloi Shpellën e Pëllumbasit, Syri i Cikllopit, Thethin, Tamarën.. e gjithë pjesa e Alpeve Shqipëtare, sipas Klarkut, është një mrekulli e vërtetë.


E në fund të fundit, mbase e rëndësishme është thjesht të kalosh bukur kudo që të jesh, mjafton të zgjedhësh vendin e duhur duke guxuar pak.

Article Logic
Execution time: 0.0035929679870605