INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Jurgen Çipi: Ju tregoj nëse jam apo jo “Kasanova” [VIDEO]

KafeIN/Jurgen Çipi: Ju tregoj nëse jam apo jo “Kasanova” [VIDEO]

Publikuar më: 11:38 22-07-2019

Ai është mjaft i ri dhe me një pamje të djalit të mirë, por Jurgen Çipi vjen me një këngë që ka një titull mjaft tundues, “Kasanova”.
I inspiruar nga emri i famshëm i të gjithë kohërave, dashnori më i madh në vend, Kasanova, Jurgeni ka treguar në intervistën me moderatorin Flavio Qarri, në “KafeIN”,  se këngët e tij i pëlqejnë më shumë adoleshentët.
Kurse kënga tjetër “Mos u dorëzo” ka një mesazh shumë domethënës për të gjithë ata që po përjetojnë një moment të vështirë.
“Unë jam personi që e kuptoj shumë më mirë këtë këngë. Tekstin e kam shkruar në spital në Itali, ku kam qëndruar 2 vjet.
Kam ikur në tetor të vitit 2015 dhe jam kthyer në qershor të 2017. Sot jam mirë. Këtë këngë e kam prezantuar dhe tek “Kënga Magjike”, ishte një këngë që më prekte dhe mua sa herë e këndoja.
Familja është mbështetje e madhe për mua dhe ishin lot gëzimi për ta”, tha
Jurgeni 23 vjeçar i ka përfunduar studimet bachelor për degën Histori dhe gjatë intervistës tha se do të ndjekë gjurmët e të jatit, për të qenë një arsimtar me diplomë.
“Nuk kam synime të punoj si mësues, sepse më pëlqen më shumë muzika e dua t’i përkushtohem asaj”, tha Jurgeni.
Ëndërra e Jurgenit është të investojë në muzikë, të ngrejë biznesin e tij.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0033318996429443