Ashtu siç e tha edhe Flavio në pjesën e fundit të KafeIN, kryefjala sportive e kësaj fundjave ishte padiskutim ndeshja e McGregor dhe Khabib Nurmagomedov.
I ftuar në studio për të komentuar ndeshjen dhe për të folur për karrierën e tij profesionale, ishte kampioni i Muay Thai, Ervis Bici, ai që ka mbajtur lart flamurin shqiptar në Itali.
Kampioni i Europës e pranoi se është fans i McGregor dhe e quajti legjendë, por u tregua i sinqertë kur tha se nuk i pëlqen fakti që irlandezi flet shumë. I pyetur nga Flavio për ndeshjen, Bici tha se e ka parë ndeshjen 10 herë duke e studiuar pasi e adhuron Conorin si sportist. Ai shtoi gjithashtu se McGregor e nënvlerësoi kundërshtarin duke menduar se do e fitojë ndeshjen shumë lehtë.
Pasi i përmendi një nga teoritë që po qarkullon në media është fakti që McGregor e humbi ndeshjen me dorëzim që të ketë dhe një ndeshje kthimi, Bici e pranoi si mundësi dhe tha që irlandezi e dashuron shumë lekun.
Për më tepër ndiqni intervistën e mëposhtme në KafeIN me Flavion.