Kampioni kombëtar dhe mbarëkombëtar i Power Lifting. Argi Dajko, i ftuar në emisionin “KafeIN”, gjatë intervistës me moderatorin Flavio Qarri, tha se që nga viti 2014 ka marrë pjesë në disa kampionate ku ka fituar dhe trofe, por nuk ka pasur asnjë përkrahje, as nga Federata e Shqipërisë dhe as nga ajo e Kosovës.
Dajko tha se ka paguar dhe për fotot dhe videot e kampionateve, 20 mijë lekë të vjetra për cdo aktivitet. duke mos marrë asnjë shpërblim nga çmimet që ka fituar në këto aktivitete.
"Nga federata na është komunikuar se kush i dëshiron fotot dhe videot duhet të paguajë”, tha Argi.
Kampioni 23-vjeçar tha se të gjitha shpenzimet për stërvitjen i përballon vetë, pa asnjë ndihmë nga shteti.
“Kam një regjim ushqimor me bazë proteinash, që do të thotë se ka një kosto jo pak të vogël ku mishi dhe vezët janë baza e ushqimit që konsumoj.
Për të mbajtur veten dhe përballuar shpenzimet punoj si personal trajner në palestër”, u shpreh Argi.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë