Komediani dhe drejtori i Teatrit për Fëmijë Erion Isai, është kandidat i PS për bashkinë Kolonjë.
Në një intervistë telefonike me moderatorin e emisionit “KafeIN” Flavio Qarri, Isai tha se vendimi që mori për të hyrë në politikë erdhi si një mundësi investimi në karrierën e tij politike.
“Kam 5 vjet që angazhohem në politikë. Jam anëtar i PS Kolonjë dhe gjatë këtyre viteve kam kontribuar në politikë”, tha aktori Erion Isai.
I pyetur për komentet që e kanë shoqëruar kandidimin e tij në krye të bashkisë, Erioni tha se i cilëson komunizëm modern dhe ai nuk lejon t’i imponojnë qëndrimin e tij për t’u përfshirë në politikë”, tha aktori Erion Isai.
Ai është shprehur i sigurt në fitore dhe ka theksuar se në media do lexohet emri i tij si fitues.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë