Studentët që studiojnë në universitetet e Tiranës, bashkia premton se brenda muajit maj do të pajisen me kartën e studentit.
Drejtoresha e Rinisë në bashkinë e Tiranës Aspasjana Kërxhalli e ftuar në emisionin “KafeIN”, gjatë një interviste me moderatorin Flavio Qarri, renditi disa shërbime ku më të rëndësishme janë transporti publik dhe jeta kulturore si teatrot dhe kinematë.
“Karta e studentit do të jetë falas dhe me datë skadence 1-vjeçare.
Të dhënat e studentëve vijnë nga fakultetet dhe çdo vit ajo do të rinovohet”, tha drejtoresha Kërxhalli.
Sipas drejtoreshës së bashkisë Tiranë, përfitues do të jenë dhe studentët në master shkencor dhe profesional.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë