INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Kërcënimi i kryebashkiakut të Pukës ndaj gazetarëve, Çipa: Buron nga sjellja e Ramës me median [VIDEO]

KafeIN/Kërcënimi i kryebashkiakut të Pukës ndaj gazetarëve, Çipa: Buron nga sjellja e Ramës me median [VIDEO]

Publikuar më: 12:44 09-04-2019

Kreu i Unionit të Gazetarëve Aleksandër Çipa gjatë një interviste në emisionin “KafeIN” me moderatorin Flavio Qarri e ka cilësuar rastin e kërcënimit të gazetarëve të emisionit “Fiks Fare” nga kryebashkiaku i Pukës, Gjon Gjoni, si brutale dhe shqetësuese për unionin e gazetarëve.
Çipa tha se kjo sjellje është tregues i klimës në të cilën punojnë gazetarët sot.
“Eshtë kampion i një klime ku ndodhet komuniteti i gazetarëve, klimë që e ka vendosur pushtetin politik në një antagonizëm që gjeneron zhbërjen e respektit të ndërsjellë”, tha kreu i Unionit të gazetarëve.
Por nga ana tjetër ai ka fajësuar sjelljen e kryeministrit Rama, si burim i kësaj klime.
“Nervozizmi i qeveritarëve buron në faktin e mbulimit të realitetit që kanë ndërtuar vetë.
Ka një raport problematik mes medias dhe pushtetit politik, në këtë antagonizëm është i vetëpërfshirë dhe kryeministri.
Ai ka një antagonizëm verbal me një pjesë të analistëve sot”, u shpreh Çipa.
Ai e ka cilësuar mjaft të rrezikshme këtë gjuhë të kryeministrit, që sipas tij duhet të ndryshojë qasje.
Ndiqni intervistën e plotë në video

Article Logic
Execution time: 0.0036239624023438