Ish-deputetja e LSI, Klajda Gjosha në një intervistë telefonike në emisionin "KafeIN" me moderatorin Flavio Qarri u shpreh e bindur se zgjedhje nuk do të ketë më 30 qershor.
"Përfaqësi reale nuk ka,pavarësisht opozitave të reja që duan të krijojnë. Qytetarët janë të papërfaqësuar ndaj mendoj se nuk do të ketë zgjedhje", tha zonja Gjosha. Sipas saj, këto zgjedhje janë të rëndësishme pasi vihet në rrezik integrimi i vendit.
përfaqësuesja e LSI aludoi për zgjedhje monopartiake nga ana e qeverisë që sipas saj mund të kërkojë ti legjitimojë këto zgjedhje.
"Kushtetuta e ka të shkruar qartë pjesëmarrjen e duhur në zgedhje. Nëse opozita zyrtare sdo të jetë në zgjedhje, numri i qytetarëve pjesëmarrës do të jetë i madh. Por nuk besoj se mazhoranca do të dojë të hyjë e vetme në zgjedhje", u shpreh zonja Gjosha.
E pyetur për marrëveshjen me PD ajo tha se LSI është në të njëjtin front e me të njëjtat parime.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë