INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Klotilda Ferhati: Kontrata jonë me qytetarët vazhdon deri në fund të mandatit [VIDEO]

KafeIN/Klotilda Ferhati: Kontrata jonë me qytetarët vazhdon deri në fund të mandatit [VIDEO]

Publikuar më: 13:03 22-02-2019

Deputetja socialiste Klotilda Ferhati, e ftuar në emisionin “KafeIN” me moderatorin Flavio Qarri, ka deklaruar se vëmendja dhe përgjegjësia e qeverisë ndaj qytetarëve nuk ka humbur, pavarësisht situatës politike të krijuar në vend me djegien e mandateve nga ana e opozitës.

“Problematikat që ngrenë qytetarët kanë të bëjnë më shumë me sistemin sesa me qytetarët. Reformat e ndërmarra në administratë, nëse monitorohen siç duhet dhe zbatohen, do të prodhojnë një tjetër situatë”, tha deputetja e PS.

Zonja Ferhati ka mbrojtur platformën e bashkëqeverisjes që sipas saj është një mënyrë për të monitoruar reformat.

“Ajo që bën diferencë në raport me situatën e së shkuarës kur qytetari kërkonte zgjidhjen e problemeve në administratën shtetërore, është fakti se, sot ka sanksione për ata punonjës të administratës që nuk respektojnë afatet e dhënies së informacionit për qytetarët”, tha deputetja socialiste Klotilda Ferhati.

Përsa i takon situatës politike, deputetja e PS fajësoi opozitën që, sipas saj, me djegien e mandateve, ka hequr përgjegjësitë e saj në raport me qytetarët dhe vendin.

“Përveç faktit që është një vendim i saji, të shkelë kontratën me qytetarët, ne nuk do të bëjmë të njëjtën gjë, ne do ta vazhdojmë kontratën me qytetarët deri në fund të mandatit”, tha deputetja socialiste Klotilda Ferhati.

Ndiqni intervistën e zgjeruar në videon më poshtë:

Article Logic
Execution time: 0.0035359859466553