Kombëtarja Shqiptare e Aeronautikës ishte sot në Kafein me Flavion. Sigurisht Arbër Haxhiaj dhe Xhonatan Islami dy protagonistët folën në linjë telefonike nga Korça ku po zhvillohet eventi i fundit me rëndësi botërore.
Pikërisht në Juglindje po ndodh kampionati botëror i paragliding. Arbri dhe Xhonatani rrëfyen për Flavion detaje nga konkurimi. Ata treguan se kishte mbi 100 pjesmarrës dhe më i veçanti ishte ekipi aeronautik nga Mongolia.
Batutat nuk munguan në krahasimet me sportet e tjera sa i takon regjimit.
Për më tepër ndiqni intervistën në link-un e mëposhtëm: