Me anë të një lidhje direkte për “KafeIN”, kompozitori i njohur shqiptar Fatrim Krajka, i cili me këmbënguljen e tij dhe pasionin e hekurt ia ka dalë të krijojë emër në SHBA, tregoi për planet e tij si dhe krijimin e kolonave zanore.
Aktualisht kompozitori Kraja, po merret me një projekt... Bëhet fjalë për krijimin e një kolone zanore për një film me metrazh të gjatë. Gjithashtu ai u shpreh se vitin e ardhshëm me shumë mundësi do të vij në Tiranë me një projekt fantastik.
Mbiemri Krajka njihet shumë mirë në Shqipëri pasi lidhet me kompozitorin e njohur Agim Krajka, i pyetur nga Flavio, nëse emri i babait të tij ka pasur ndikim në karrierën e tij, Fatrimi u përgjigj: “Padyshim ka qenë një person shumë i rëndësishëm në jetën time, frymëzim, por në Amerikë duhet të ecësh vetë që të ecësh para”.
Sa e vështirë është për shqiptarët të ecin në Amerikë? Për kompozitorin gjithçka është e mundur sidomos kur njeriu ka vullnet,ambicie dhe shumë punë.