INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIn/Kozeta Filipi nga ISHP: Gjithë shkurtin, kontrolle falas për kancerin e qafës së mitrës [VIDEO]

KafeIn/Kozeta Filipi nga ISHP: Gjithë shkurtin, kontrolle falas për kancerin e qafës së mitrës [VIDEO]

Publikuar më: 16:18 01-02-2019

Qeveria ka miratuar para disa ditësh një paketë shërbimi falas për shëndetin riprodhues për zbulimin e hershëm të kancerit të qafës së mitrës.
E ftuar në emisionin e mëngjesit KafeIn, me moderatorin Flavio Qarri, mjekja epidemiologe e Institutit të Shëndetit Publik, Kozeta Filipi tha se do të jenë mjekët e familjes ata që do të kryejnë testimet për kancerin e qafës së mitrës.
"Do të jenë gratë e moshës 40-49 vjecc që do të përfshihen në testimin falas", tha mjekja e ISHP.
Sipas saj, ky test mund të kryhet dhe nga vetë gratë në shtëpi, e më pas mund të dorëzohet në qendrat shëndetësore.
Mjekja shpjegoi se kanceri i qafës së mitrës prek gati 130 vajza e gra ccdo vit, shifër relativisht e vogël në raport me sëmundjet e tjera tumorale që prekin gratë.
Për më shumë, ndiqni videon e plotë më poshtë



Article Logic
Execution time: 0.0034449100494385