INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/ Krijohet ferma e kultivimit të Aloe Vera, Albi Sulo: Shqiptarët të etur për bimën çudibërëse [VIDEO]

KafeIN/ Krijohet ferma e kultivimit të Aloe Vera, Albi Sulo: Shqiptarët të etur për bimën çudibërëse [VIDEO]

Publikuar më: 12:50 07-05-2019

Albi Sulo është i pari që ka krijuar fermën ku kultivohet Aloe Vera sipas standardit ndërkombëtar.
I ftuar në emisionin “KafeIN” gjatë një interviste me moderatorin Flavio Qarri, Sulo tha se shqiptarët kanë nisur të kërkojnë gjithnjë e më shumë të kultivojnë në kushtet e shtëpisë bimën cudibërëse pasi kanë mësuar për efektet e saj kurative.
Po ashtu, biznesi i tij ka gjetur ofertues edhe në tregun e huaj ku janë lidhur kontratat e para të eksportit të Aloe Veras.
“Aloe më ka rezultuar shumë efektive personalisht ndaj iu përkushtova dhe e studiova. Janë me qindra lloje të bimës Aloe dhe unë kam gjetur llojin e saktë që ka efekte mjaft të mira në shëndet”, tha 25-vjeçari që eksporton bimën Aloe jashtë vendit.
Sulo ka shpjeguar disa nga llojet e përdorimit të Aloe që në Shqipëri janë ende të panjohura.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.003565788269043