INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/ Kritikja muzikore: Luana Vjollca nuk duhet të këndojë më! [VIDEO]

KafeIN/ Kritikja muzikore: Luana Vjollca nuk duhet të këndojë më! [VIDEO]

Publikuar më: 13:02 08-03-2019

Tregu muzikor në Shqipëri më në fund ka kritikët e saj të cilët përmes një reviste muzikore “OPUSALB” japin komentet e tyre në lidhje me këngëtarët dhe klipet që ato publikojnë.
Elena Skënderi, gjatë intervistës së saj në “KafeIN” me moderatorin Flavio Qarri tha se në fokus të kritikave të revistës janë muzika e lehtë dhe muzika klasike.
Skënderi ka vlerësuar këngëtare si Elvana Gjata, konkretisht kënga e saj “Tavolina e mërzisë”, por nuk ka ndarë të njëjtin mendim për Luana Vjollcën.
E pyetur nga moderatori Flavio Qarri për eksperiencën e Luanës si këngëtare, kritikja Elena Skënderi deklaroi se ajo sduhet të jetë në muzikë.
“Nuk do dëgjoja këngët me tre nota, me tre fjalë apo klipet që japin vetëm pamje e sthonë asgjë. Psh Luana Vjollca s’do më pëlqente të ishte në muzikë”, tha kritikja Elena Skënderi.
Skënderi tha se tekstet e muzikës hip-hop për kritiken muzikore lënë për të dëshiruar.
“Gjuha shqipe sidomos në muzikën rep është bastarduar. Dhe fjalët ndaj femrës e ulin figurën e femrës. Por këto këngë ndiqen shumë nga të rinjtë e adoleshentët dhe është e frikshme të dëgjosh një fëmi të këndojë këngën e Noizit e të përsërisë fjalët e tij ndonëse nuk i kupton”, tha kritikja Elena Skënderi.
Skënderi ka vlerësuar gjithashtu kompozimet e Adi Hilës, Piro Çakos.
Gjithashtu në optikën e saj si kritike arti, festivalet muzikore duhet të shtohen sa më shumë dhe ato nuk duhet të organizohen vetëm në fundvit.
Ndiqni intervistën e zgjeruar në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0035450458526611