INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Kriza politike, Teuta Vodo: E gjithë klasa politike të bëjë autokritikë [VIDEO]

KafeIN/Kriza politike, Teuta Vodo: E gjithë klasa politike të bëjë autokritikë [VIDEO]

Publikuar më: 12:00 03-07-2019

Zvministrja e Drejtësisë Teuta Vodo e ftuar në emisionin “KafeIN”, gjatë një interviste me moderatorin Flavio Qarri, ka dhënë disa arsye sipas saj, të shkakut të sulmit të presidentit Meta ndaj milionerit Xhorxh Soros.
Vodo tha se “presidenti Meta akuzoi haptas kryeministrin dhe pjesën më të madhe të qeverisë se janë në grupin e Soros”.
Gjatë intervistës u tha se Meta nuk mund të citojë presidentë si ai hungarez Orban që është kritikuar dhe madje po përjashtohet nga PPE për qëndrimet e tij.
Në lidhje me dekretin e Metës për zgjedhje të përgjithshme dhe presidenciale më 13 tetor, zvministrja e Drejtësisë Teuta Vodo tha se zgjedhjet e 30 qershorit treguan se bojkoti nuk ishte zgjedhja e duhur.
“Opozita duhet të thonte se ka nevojë të reflektojë dhe të mos drejtonte gishtin nga mazhoranca,  ajo duhet të kishte një qasje autokritike dhe kjo do të ishte mbi të gjitha qasja e klasës politike”, tha zvministrja e Drejtësisë Teuta Vodo.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0034990310668945