Në rubrikën dedikuar të rinjve ditën e sotme në emisionin më të ri veror në INTv dhe IN Radio 105.7, KafeIN, ishin dy të ftuar të cilët sollën idetë e tyre novative si dhe eksperiencën e tyre si sipërmarrës.
Bëhet fjalë për Bleona Dukën dhe Arlinda Docin. Bleona tashmë me një sipërmarrje konkrete, ndërsa Arlinda Doci me një ide se të nesërmen do krijojë një të tillë.
E ndonëse jeni mësuar që të jesh femër të privon shumë edhe në karrierë edhe kudo.. sot vajzat na treguan se përpos të studiuarit në shkollë, përpos paragjykimeve, ato studiojnë edhe si të bëhen sipërmarrësit e të ardhmes.
Për më shumë shikoni videon e mëposhtme: